Finalja e madhe e 'Eurovision 2025' ka përfunduar – dhe fituese e këtij edicioni është Austria!
Pas një nate të mbushur me performanca spektakolare dhe emocione të mëdha, Austria u shpall fituese e 'Eurovision Song Contest 2025' me këngën “Wasted Love” nga JJ.
Shqipëria këtë vit përfaqësohej nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, të cilët performuan të 26-tët në skenë dhe morën mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku. Pas votimit të jurive, Shqipëria ndodhej në vendin e 23-të me 45 pikë, por televotimi ndryshoi gjithçka – publiku europian i dha 173 pikë, duke e çuar në vendin e 8-të në renditjen finale me 218 pikë gjithsej. Një rezultat që flet shumë!
Një mbrëmje për t’u kujtuar dhe një tjetër dëshmi që muzika e vërtetë e prek zemrën e publikut.
18/05/2025 01:14-Rezultatet finale
18/05/2025 01:01-Austria fiton 'Eurovision 2025'
Shteti i Austrisë është shpallur fitues në edicionin e 69-të të 'Eurovision Song Contest'. Artisti JJ i cili e përfaqësoi shtetin e tij me këngën "Wasted Love" mori votat e mjaftueshme nga publiku dhe juritë profesionale, për të triumfuar. Në vendin e dytë u rendit Izraeli dhe në vendin e tretë, Estonia. Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën "Zjerm" u rendit në vendin e tetë.
18/05/2025 00:47-Fillon votimi i publikut
Votat e jurive profesionale kanë mbaruar. Tani është radha për votat e publikut, të cilat do të jenë edhe vendimtare për të përcaktuar fituesin.
18/05/2025 00:20-Votimi i jurisë - pikë zhgënjyese për Shqipërinë
Aktualisht të gjitha shtetet po dorëzojnë pikët e tyre nga juritë profesionale. Deri më tani, rezultati ka qenë zhgënjyes për delegacionin shqiptar, me shumë pak pikë të siguruara nga juritë.
17/05/2025 23:39-Përfundon gara e 26 shteteve
Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të 'Eurovision 2025'. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë edicion. Të gjithë konkurrentët mbeten me ankth në pritje të rezultatit final.
17/05/2025 23:27-Shqipëria përsëri SHNDRIT në Eurovision
Shteti shqiptar është përfaqësuar denjësisht nga Grupi Shkodra Elektronike në natën finale të 'Eurovision 2025'. Dyshja shkodrane i sollën "Zjerm" skenës, ashtu siç edhe mban titullin kënga, duke dhuruar një paraqtije mbresëlënëse para publikut. Shanset janë më të mëdha se kurrë që Shqipëria të shënojë rezultstin më të madh në histori. https://youtu.be/xfn6ssOf_zU?si=zA2KkyHjR3mrtbWt
17/05/2025 23:25-San Marino - të parafundit
Përfaqësuesi i San Marinos është i parafundit në finalen e këtij viti! Patrioti i madh Gabri Ponte ua dhuron atyre këngën "Tutta l'Italia". Gabri është një DJ italian. https://youtu.be/hq6XIRKmA2A?si=-ND5aDswPILq3HQR
17/05/2025 23:19-Franca sjell emocione në skenë
Franca përfaqësohet nga Louane me këngën shumë emocionale "Maman". Ajo ia dedikoi këngën nënës së saj, e cila ndërroi jetë kur Louane ishte vetëm 17 vjeçe. Kënga është baladake dhe emocionale. https://youtu.be/jhqJY0ll1Wo?si=k7IxWOgp4tYPFeg9
17/05/2025 23:16-Suedia - shteti i 23-të që garon në finale
Përfaqësuesit e Suedisë, të cilët njihen si një nga favoritët më të mëdhenj të këtij viti, dolën në skenë. Grupi KAJ përbëhet nga Kevin Holmström, Axel Åhman dhe Jakob Norrgård, dhe është interesante se ata janë artistë "suedishtfolës" nga Finlanda, pra anëtarë të pakicës suedeze në Finlandë. Ata interpretuan këngën me titull "Bara Bada Bastu" të 23-të me radhë. https://youtu.be/WSh7U3m9KgA?si=bEYSgkAD6okTQRTT
17/05/2025 23:10-Përfundon me sukses garën e 22-ta në radhë, Danimarka
Përfaqësuesja e Danimarkës këndon gjithashtu për sa jorealiste mund të duken disa gjëra, si për shembull, lidhja me disa njerëz që sapo kemi takuar. Sisal performoi këngën e saj "Hallucination". Ajo e përshkruan këngën si një udhëtim përmes ëndrrave dhe kujtimeve, dhe donte t’i prezantonte audiencës një botë të veçantë ku ajo kombinon emocionet me muzikën. https://youtu.be/B3BdsYDnS8M?si=fOm_wQrAnhEFlS89
17/05/2025 23:05-Portugalia përfaqësohet nga një grup interesant
Burrat nga grupi NAPA përfaqësojnë Portugalinë. Kënga romantike "Deslocado", me tingull indie, u pëlqye nga publiku i Eurovisionit. https://youtu.be/waInyqBwSo0?si=pUVCUicdd0fnpd4s
17/05/2025 23:04-Ishulli i Maltës përfundon me sukses performancën
Mariana Conte përfaqësoi vendin e saj, Maltën. Ao tërhoqi shumë vëmendjen e fansave të Eurovisionit. Kënga kontroverse "Serving" dhe një performancë provokuese mjaftojnë për vendin e mbretëreshës së Eurovisionit. Të flirtosh me një shprehje vulgare angleze që asaj iu desh ta hiqte nga kënga dhe të performosh në kufijtë e mirësjelljes mund të jetë një plus, por në disa raste një arsye për refuzim. E vetmja gjë që nuk vihet në dyshim është këndimi i Marijanës, i cili është i shkëlqyer. https://youtu.be/povnGP6k0sI?si=1DoOSiEx8RJ3MHTa
17/05/2025 22:58-Zvicra - vendi nikoqir performon i 19-ti
Zvicra që sivjetështë nikoqire e Eurovisionit përfaqësohet nga Zoe Me me këngën "Voyage". Kjo është ndër herët e rralla që shteti helvetik përfaqësohet me këngë në gjuhën frënge. Ajo u kualifikua direkt për në finale, duke qenë se Zvicra është fituesja e Eurovisionit të vitit të kaluar. https://youtu.be/5TMc6HzimQo?si=enZJKtoCfrTtdpI5
17/05/2025 22:53-Armenia prezantohet e 18-ta
Shteti i Armenisë u prezantua në finale i 18-ti me radhë. PARG performuan këngën "SURVIVOR", duke i dhënë shpresa vendit të tyrre për një rezultat të kënaqshëm. https://youtu.be/qHkZWLld-pw?si=dlKtwfBUXi9ViB6-
17/05/2025 22:46-Greqia përfundon garën e saj e 17-ta me radhë
Greqia vazhdoi garën dhe përfaqësuesja e tyre e kënaqi audiencën evropiane me zërin e saj. Klavdia e bukur performoi baladën "Asteromáta" Në mes të këngës, ajo hoqi kostumin e saj, të cilin publiku e priti me duartrokitje. https://youtu.be/1qbWRl6h6to?si=rI7xBKbMvyiZNN8c
17/05/2025 22:41-Vëllai dhe motra përfaqësojnë Gjermaninë
Gjermania përfaqësohet nga një vëlla dhe një motër. Bazuar në një përzierje të pazakontë të teknos, popit dhe hip-hopit me një refren të papërmbajtshëm, pak do ta merrnin me mend se vëllai dhe motra Abor dhe Tina këndojnë për mbijetesën e një zemre të thyer. Ritmi që të fton në mënyrë hipnotike të kërcesh e rendit këngën gjermane "Baller" ndër këngët që do të mbahen mend pas Festivalit të Këngës në Eurovision të këtij viti, pavarësisht renditjes. https://youtu.be/3rrWZ6cldsA?si=IuFUPx94VmeBI8Qj
17/05/2025 22:34-Performanca e Polonisë - një zjarr i vërtetë
Përfaqësuesja e Polonisë tërhoqi shumë vëmendje, dhe kjo për shkak të pamjes së saj në dekadën e gjashtë. Justina u shfaq me një kostum lëkure në skenë, dhe kishte veshur një palë taka të larta. Në një moment, ajo performoi një pikë vallëzimi shumë të imponuar mbi litarë që e ngriti nga skena. Edhe pse u lëndua gjatë provës së fundit gjenerale, ajo performoi sonte duke i dhënë zjarr skenës. https://youtu.be/eg5RtEX1zJ0?si=0aIOH6cdpU0Qqj6A
17/05/2025 22:27-Italia prezantohet e 14-ta me një baladë
Italiani Lucio Corzi performoi këngën "Volevo Essere Un Duro". Pamja e tij tërhoqi vëmendjen gjithashtu sepse, ai dukej paksa i shqetësuar në fillim, por më pas e menaxhoi me sukses performancën e tij. Është vizualisht mbresëlënës dhe ka një stil skenik shumë të dallueshëm dhe të veçantë. https://youtu.be/Vlu5XXDwHos?si=45ugnsbkxt_bJj3D
17/05/2025 22:23-Finlanda - shteti i 13-të në prezantim
Finlanda është e 13-ta në radhë, dhe përfaqësuesja e tyre ka qenë mjaft e përfolur si një nga favoritet e këtij viti. Artistja Erika Wickman performoi këngën energjike “ICH KOMME”. Gjatë gjithë kohës, kënga shoqërohej nga një performancë energjike, dhe ajo tërhoqi vëmendjen me kostumin e saj. https://youtu.be/V3vbVd1ynnk?si=xyu1HswViJitPE-O
17/05/2025 22:18-Përfundon konkurrimin me sukses edhe përfaqësuesi i Holandës
Përfaqësuesi i Holandës është Claude. Ai përfaqëson vendin e tij me këngën "C'est La Vie". Klodi qau në fund të performancës, duke dhuruar emocione të shumta te audienca evropiane. https://youtu.be/LiTQVJwxvfE?si=zVdgJjw1nSq0Wv24
17/05/2025 22:11-Bandë folklorike nga Letonia - shteti i 11-të në garë
Ekipi i grave me gjashtë anëtare përfaqëson Letoninë. Vajzat nga grupi "Tautumeitas" performuan këngën disi të çuditshme "Bur Man Laimi" Thuhet se kjo këngë sjell fat të mirë. https://youtu.be/nkvcMe3NiQ0?si=m6Bbma1qwl08QcGN
17/05/2025 22:11-Islanda është e dhjeta sonte
Dy vëllezër përfaqësojnë Islandën. Ata përbëjnë grupin "VÆB" Ata performuan numrin energjik "RÓA" me kostume të pazakonta. https://youtu.be/c73Lx1QUZZA?si=EWZ2FoywkQ_vmo3Z
17/05/2025 22:05-Austria shkëlqen në finale
Përfaqësuesi i Austrisë JJ është një nga të preferuarit e këtij viti. Ai doli në skenë i nënti me radhë dhe performoi baladën "Wasted Love". Austria është një nga pretendentet kryesore për të fituar 'Eurovision 2025'. https://youtu.be/onOex2WXjbA?si=upwhxzZS-_GUkByf
17/05/2025 22:00-Mbretëria e Bashkuar - e teta me radhë në finalen e madhe
Pas një pushimi të shkurtër, rikthehet pjesa garuese. Mbretëria e Bashkuar ishte e teta në radhë. Britania e Madhe përfaqësohet nga grupi femëror "Ziferblat", i cili interpretoi këngën "Bird of Pray". https://youtu.be/Ur5qRh0BaHk?si=EB87LNyEoqa0seLb
17/05/2025 21:51-Mes luftës dhe sfidave, Ukraina përfundon me sukses paraqitjen në ESC
Ukraina përfaqësohet nga Ziferblat me këngën "Bird of prayer". Është një reflektim mbi jetën aktuale në Ukrainë dhe me çfarë është përballur vendi i tij vitet e fundit. https://youtu.be/-DG0l8sSNJM?si=MppGt68ITsOXq9w6
17/05/2025 21:47-Spanja - e gjashta në radhë
Ka përfunduar me sukses edhe përfaqësimi i Spanjës në 'Eurovision 2025'. Shteti spanjoll u përfaqësua nga artistja Melody me këngën "ESA DIVA". Spanja është një nga pesë shtetet në fuqi të Eurovisionit bashkë me Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, që kualifikohen automatikisht në finale. https://youtu.be/IEKSa9FVLqA?si=FLpZbO98XvwrSYEZ
17/05/2025 21:40-Lituania performon e pesta
Grupi muzikor Katarziz përfaqëson Lituaninë në 'Eurovision 2025'. Ata interpretojnë këngën "Tavo Akys" - e cila sjell një histori emocionale për dashurinë dhe vetëanalizën. Grupi përbëhet nga djem shumë të rinj, dhe kënga është shumë e gjallë. https://youtu.be/3F6bwWGhm_s?si=letooJaYu2xinUpl
17/05/2025 21:36-Izraeli përfundon me sukses prezantimin në 'Eurovision 2025'
Përfaqësuesja e Izraelit është e katërta në renditje. Juvala performon këngën "New Day Will Rise", dhe pavarësisht gjithçkaje dhe sulmeve të ndryshme të sikletshme që ka pësuar ditët e fundit, ajo u shfaq sonte me kokën lart. Ajo këndon një baladë emocionale, dhe vëmendje të veçantë tërhoqën shkallët e mëdha të zbukuruara me kristale, të cilat i kishte në skenë. https://youtu.be/_7zHp51j2WM?si=fUqAXdpvn8bAhoZk
17/05/2025 21:30-Estonia - e treta në garë përfaqësuar nga Tommy Cash
I treti në radhë është përfaqësuesi i Estonisë është Tony Cash. Ai interpreton këngën me ritëm të shpejtë "Espresso Macchiato". Muzika e tij shpesh eksploron disa norma shoqërore përmes humorit dhe absurditetit. Për shkak të numrit të madh të fjalëve italiane në këngë, italianët donin ta ndalonin atë, por nuk ia dolën. https://youtu.be/9b9Z5HSCXOI?si=Ga3XTsV1rswYqZx1
17/05/2025 21:25-Luksemburgu përfaqësohet dinjitetshëm nga Laura Thorn
Laura Ton është e dyta në radhë sonte, duke përfaqësuar Luksemburgun. Ajo studioi muzikë klasike dhe teksti i këngës përdor metaforën e një kukulle që amplifikon tingullin e një vajze që refuzon të kontrollohet. Laura interpreton këngën "La Poupée Monte Le Son" në frëngjisht. https://youtu.be/GT7ZZBCscUg?si=Di3qPsPa-telNhsh
17/05/2025 21:21-Prezantohet shteti i parë i mbrëmjes - Norvegjia
Shteti i Norvegjisë ka përfunduar me sukses prezantimin në natën finale. Këngëtari Kyle Alessandro performoi këngën "Lighter", e cila merr frymëzim nga jeta e tij personale, pasi i dedikohet një periudhe të vështirë që nëna e tij përjetoi gjatë kohës që ishte sëmurë. https://youtu.be/gQOGxx6Fk9k?si=2_ZtsGtgvyuN3v1f
17/05/2025 21:05-Nemo hap shfaqjen me "The Code"
Nemo, artisti fitues i vitit të kaluar në Eurovision' hapi natën finale me interpretimin e këngës "The Code", që i solli fitoren Zvicrës vitin e kaluar. Me një performancë interesante dhe plot shkëlqim, ai solli edhe një herë emocionet e vitit të kaluar në skenën evropiane të muzikës.
17/05/2025 20:42-Kuiz: Testo njohuritë tuaja për paraqitjet e Shqipërisë në Eurovision ndër vite

KUIZ: Testo njohurit tuaja për paraqitjet e Shqipërisë në Eurovizion ndër vite

Në cilin vit mori pjesë për herë të parë Shqipëria në Eurovision

Cila këngëtare përfaqësoi Shqipërinë në debutimin e saj në Eurovision?

Cili është rezultati më i mirë i Shqipërisë në historinë e Eurovisionit?

Cila këngë përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2023?

Kush e ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Mall”?

Cili artist shqiptar ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngë tërësisht në gjuhën shqipe?

Në cilin qytet u mbajt Eurovisioni ku Anjeza Shahini performoi për Shqipërinë?

Cili është mesazhi kryesor që Shkodra Elektronike synonte të përcillte në Eurovision?

Me cilën këngë Rona Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision?

Cili është televizioni zyrtar që përzgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë për Eurovision?

17/05/2025 20:40-Shqipëria me premisa të mëdha në 'Eurovision 2025'
Sonte në skenën madhështore të 'Eurovision 2025', Shqipëria hyn në garë me shpresë, krenari dhe një këngë që ka bërë jehonë në të gjithë Evropën. Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” do të përfaqësojë vendin tonë si i 26-ti me radhë në finalen e madhe, dhe këtë herë – pritshmëritë janë më të larta se kurrë më parë. Mediume prestigjioze ndërkombëtare si
CNN dhe faqja e njohur italiane
Piccole Storie e kanë renditur Shqipërinë si njërën nga shtetet më të fuqishme pretendente për çmimin e parë, duke theksuar risinë muzikore, identitetin e fortë kulturor dhe performancën që “të pushton në mënyrë elektrizuese”. A do të jetë ky viti historik për Shqipërinë në Eurovision? Të gjithë sytë janë sot nga Baseli i Zvicrës, dhe zemrat – nga “Zjermi” i skenës shqiptare!
17/05/2025 20:36-26 shtete në finale
Plto 26 është numri i shteteve që prezantohen sonte (e shtunë) në finalen e 'Eurovision 2025'. Në numrin rendor këto shtete janë: 1. Norvegjia – “Lighter” – Kyle Alessandro 2. Luksemburgu – “La poupée monte le son” – Laura Thorn 3. Estonia – “Espresso macchiato” – Tommy Cash 4. Izraeli – “New Day Will Rise” – Yuval Raphael 5. Lituania – “Tavo akys” – Katarsis 6. Spanja – “Esa diva” – Melody 7. Ukraina – “Bird of Pray” – Ziferblat 8. Mbretëria e Bashkuar – “What The Hell Just Happened?” – Remember Monday 9. Austria – “Wasted Love” – JJ 10. Islanda – “Róa” – Væb 11. Letonia – “Bur man laimi” – Tautumeitas 12. Holanda – “C’est La Vie” – Claude 13. Finlanda – “Ich komme” – Erika Vikman 14. Italia – “Volevo essere un duro” – Lucio Corsi 15. Polonia – “Gaja” – Justyna Steczkowska 16. Gjermania – “Baller” – Abor & Tynna 17. Greqia – “Asteromáta” – Klavdia 18. Armenia – “Survivor” – Parg 19. Zvicra – “Voyage” – Zoë Më 20. Malta – “Serving” – Miriana Conte 21. Portugalia – “Deslocado” – Napa 22. Danimarka – “Hallucination” – Sissal 23. Suedia – “Bara bada bastu” – KAJ 24. Franca – “Maman” – Louane 25. San Marino – “Tutta l’Italia” – Gabry Ponte 26. Shqipëria – “Zjerm” – Shkodra Elektronike.
17/05/2025 20:33-Sonte nata përmbyllëse e 'Eurovision 2025'
Pa dy netëve gjysmëfinale shumë të suksesshme të zhvilluara të martën dhe të enjten, festivali evropian "Eurovision 2025" është gati që sonte të përmbyll me një finale madhështore edicionin e 69-të të tij. Slogani i këtij viti ishte "United By Music", duke reflektuar misionin e festivalit për të bashkuar njerëzit përmes muzikës, pavarësisht prejardhjes apo gjuhës së tyre. Në këtë edicion, morën pjesë gjithsej 37 shtete dhe vetëm 26 prej tyre janë kualifikuar për në finale.