Është 71 vjeçar, por Jagger as që mendon për pensionimin
Këngëtari legjendar, Mick Jagger, ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe shpreson që në të ardhmen të incizojë albumin e ri të grupit “Rolling Stones”.
Frontmeni i grupit është pyetur për planet e tij të reja me “Rolling Stones”, pasi më herët është raportuar se ai dhe pjesëtarët tjerë do të organizojnë një turne nëpër Amerikë.
Duke mohuar çdo mundësi për pensionim, 71-vjeçari ka thënë se për momentin nuk është duke menduar për pensionimin, por për turneun e ardhshëm, transmeton koha.net.
“Jo, për momentin nuk jam duke menduar për pensionim. Po mendoj për turneun e ardhshëm. Nuk e kam mendjen te pensionimi. Jam duke planifikuar turneun e ardhshëm dhe përgjigja ime është ‘Jo’”.
“Ndërkohë do të ishte mirë të bënim albumin e ri me bendin. Kemi këngë të reja të cilat shpresojmë t’i realizojmë”, ka deklaruar Jagger. /Telegrafi/


