Please enter at least 3 characters.

Elseid Hysaj largohet nga Lazio, por mbetet në Serie A

Elseid Hysaj është shumë pranë gjetjes së skuadrës së re, pasi Lecce po avancon negociatat për transferimin e mbrojtësit të krahut, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion.

Bisedimet mes palëve janë në zhvillim dhe klubi italian shpreson ta mbyllë marrëveshjen në ditët në vijim.

Mbrojtësi shqiptar i dha fund aventurës pesëvjeçare me Lazion këtë verë, duke u larguar si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.

Sezonin e kaluar, 32-vjeçari u aktivizua në vetëm pesë ndeshje të Serie A, ndërsa gjatë pesë viteve të tij me klubin nga kryeqyteti italian regjistroi gjithsej 131 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime.

Nëse marrëveshja finalizohet, Hysaj do të vazhdojë karrierën në Serie A, ku do të sjellë eksperiencën e tij te Lecce, skuadër që synon të forcojë repartin defensiv për sezonin e ri.

Përndryshe, ai do të bëhet bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar Medon Berisha./Telegrafi/