Please enter at least 3 characters.

"Elhamdulilah për gjithçka" - Karim Benzema ndan pamje nga Haxhi në Mekë

Ylli i futbollit Karim Benzema është parë në Mekë duke kryer ritualin e tavafit gjatë Haxhit, në një video që është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

Në pamjet e publikuara, ish-sulmuesi i Real Madridit shihet mes miliona besimtarëve të tjerë duke kryer një nga ritualet më të rëndësishme të Haxhit.

Fillimisht, videoja u postua nga vetë Benzema në rrjetet e tij sociale, përpara se të shpërndahej gjerësisht nga përdorues të tjerë dhe media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të madhe.



Karim Benzema aktualisht luan për klubin saudit Al-Ittihad Club dhe është ndër figurat më të njohura të futbollit botëror që kanë kaluar në ligën e Arabisë Saudite.

Videoja e tij në Mekë është bërë virale në pak orë, duke nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Shumë përdorues e kanë komentuar këtë moment si shumë domethënës, ku një yll i sportit botëror shihet në një nga vendet më të shenjta të Islamit, në një moment reflektimi personal. /Telegrafi/