Please enter at least 3 characters.

Elgit Doda dhe Ardian Bujupi sjellin këngën e re “Sekret”

2024/07/collage-3-5-scaled.jpg

Artistët shqiptarë, Elgit Doda dhe Ardian Bujupi, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Ata sollën këngën e re “Sekret”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është bërë nga vetë Doda me producim nga Alandy.

Foto: Screenshot/YouTube

Për miksimin dhe masterizimin u kujdes Marenglen Boja.

Videoja tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe u kompletua nga Fullmoon production.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre, i cili besohet se do të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ata kanë sjellë një kombinim të mahnitshëm. /Telegrafi/