Elefanti përpiqet të ulet në karrige por dështon, pamjet bëhen virale
21/07/2025
Interneti është plot me video të elefantëve.
Koleksionit i shtohet edhe një klip i ri i këndshëm që po fiton zemrat e shikuesve.
I ndarë në Instagram nga llogaria tuskershelter, videoja tregon një elefant të vogël që përpiqet të ulet në një karrige të palosshme, por dështon.
Ndërsa klipi u bë viral, përdoruesit e rrjeteve sociale u mahnitën nga ëmbëlsia e elefantit dhe sjelljet e tij qesharake. /Telegrafi/


