Ekipet e Superligës transferojnë 11 futbollistë të huaj
Pesë klube të futbollit në këtë afat kalimtar kanë regjistruar plot 11-lojtarë të huaj. Nuk mbahet mend që kaq shumë lojtarë të huaj të kenë milituar në një edicion, në futbollin kosovar.
Trajneri Ajet Shosholli vlerëson se ardhja e të huajve në Kosovë mund të jetë pozitive, por edhe negative.
“Në vitin 2012 kanë ardhur shumë lojtarë të huaj, kryesisht nga Maqedonia, por jo kaq shumë të huaj sikurse në këtë vit. Mund të jetë pozitive nëse marrim lojtarë cilësor. Nëse janë cilësi e njëjtë me lojtarët vendor, nuk ka kuptim”, ka thënë Shosholli për Gazetaolle.com.
Më poshtë mund t’i mësoni lojtarët e huaj të cilët do të luajnë në këtë edicion në Superligën e Kosovës
Trepça ’89: Adelele Akinola Akinyemi.
Hajvalia: Jonethe De Cempes.
Vushtrria: Aliov Traore, Sena Ibrahimi, Toure Mamadov, Fofan Ibrahimi, Evin Manga.
Gjilani: Arago Jamal.
Prishtina: Byung Juncho, Deasung Park, Milosh Miloviq.


