Please enter at least 3 characters.

Edon Zhegrova përfiton nga Komisioni Disiplinor, i largohet kartoni i kuq që e mori ndaj Metz

2022/02/Icon_18022022-_PF16218.jpg
209:"Edon ZHEGROVA of Lille Olympique Sporting Club (LOSC) during the Ligue 1 Uber Eats match between Lille and Metz at Stade Pierre Mauroy on February 17, 2022 in Lille, France. (Photo by Hugo Pfeiffer/Icon Sport)
10:"Icon Sport

Sulmuesi anësor shqiptar, Edon Zhegrova, ishte përjashtuar gjatë ndeshje Lille – Metz, pas dy kartonëve të verdhë në dhjetë minuta.

Edon Zhegrova doli para Komisionit Disiplinor të LFP të mërkurën më 23 shkurt, pasi klubi u ankua për kartonin e kuq.

Shqiptari  ka pasur një mbrëmje të vështirë në atë ndeshje, pasi që përveçse nuk i ndihmoi bashkëlojtarët për të zhbllokuar rezultatin (0-0), anësori u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes, Bastien Dechepy, në minutën e 91-të.

Kosovari mori dy kartonë të verdhë duke shkuar para kohe në dhomën e zhveshjes.

Megjithatë, kartoni i dytë i verdhë ishte i justifikuar, i pari ishte shumë më pak i dukshëm, pasi u dha për shkak të simulimit, megjithatë ai ishte godit në kyçin e këmbës nga kundërshtari i tij, Ibrahim Amadou.

Me imazhe mbështetëse, duke përfshirë një lëvizje të ngadaltë të aksionit dhe dëmtimin e lojtarit, klubi doli para komisioni disiplinor këtë të mërkurë.

Lojtari i LOSC nuk do të suspendohet për ndeshjen me Lyon këtë të diel, më 27 shkurt.

Ai do të jetë në fushë nëse trajneri e zgjedh për këtë ndeshje. /Telegrafi/