Please enter at least 3 characters.

Edhe Diaspora e Maqedonisë në Kanada do të ndihmojë vendet e vërshuara

2016/08/Vërshimet-në-Maqedoni-400.jpg

Diaspora Maqedonase në Kanada do të fillojë me aksionin e mbledhjes së ndihmave për vendet e vërshuara në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga udhëheqësia e kishës ''Shën Ilija'' deri tani janë mbledhur 17.000 dollarë të Kanadës dhe falemnderojnë dhuruesit e kësaj ndihme.

Më tej nga kjo kishë njoftojnë se do të vazhdohet me mbledhjen e ndihmave.

Ndihmat do ti dorëzohen Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Pritet që në javët e ardhshme, kjo ndihmë të rritet pasi ka mërgimtarë që tani janë aktivizuar për të ndihmuar./Telegrafi/