Please enter at least 3 characters.

'E njëjta ndjenjë' - Benatia kujton penalltinë e Real Madridit kundër Juventusit, pasi pësoi humbje me Marseillen

Drejtori sportiv i Olympique Marseille, Mehdi Benatia, ka reaguar ashpër pas humbjes 2-1 të skuadrës franceze kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke e krahasuar penalltinë e dytë të dhënë për “Los Blancos” me atë të famshmen që përjetoi shtatë vite më parë si lojtar i Juventusit.

ndeshjen e zhvilluar të martën, Real Madrid përfitoi dy penallti, të dyja të realizuara nga Kylian Mbappé. Vendimi i gjyqtarit Irfan Peljto për goditjen e dytë nga pika e bardhë u cilësua skandaloz nga Marseille.

Trajneri i francezëve, Roberto De Zerbi, e quajti vendimin “të turpshëm”, ndërsa Benatia kujtoi momentin e vitit 2018, kur në “Santiago Bernabeu” iu dha një penallti e ngjashme në dëm të Juventusit.


Është shumë e vështirë ta pranosh, por e përjetova shtatë vjet më parë. Nuk kisha qenë këtu për shtatë vjet, por u ktheva dhe u largova me të njëjtën ndjenjë. E pashë lojtarin tim të prekte topin, duke bërë një ndërhyrje të drejtë. Është e vërtetë që krahu i tij ishte aty, por ose e presim, ose është e pamundur ta shmangim”, u shpreh Benatia për mediat franceze.

Benatia i referohej ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, kubardhezinjtëbarazuanrezultatin e përgjithshëm 3-3 pas humbjes 3-0 Torino.

- YouTubewww.youtube.com

minutat e fundit, gjyqtarianglez Michael Oliver akordoinjëpenalltipërnjështytjeBenatiasndaj Lucas Vázquez. Cristiano Ronaldo e shndërroigol, duke eliminuarJuventusindheshkaktuarpolemikamëdha Itali dhegjerë. /Telegrafi/