Please enter at least 3 characters.

E mitura në Podujevë dërgohet për ekzaminim gjinekologjik – dyshohet se ka bashkëjetuar me një person

2023/01/22_UWLP_Sex-Assault-Update_UST.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, një e mitur në Podujevë do të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.

Rasti është iniciuar si “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”.

“Podujevë 30.05.2023 - 18:00. Më 31.05.2023 me vendim të prokurorit viktima femër kosovare e mitur do të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik, pasi që e njëjta dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raportin policor.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/