E kishte lënë veturën të ndezur që të ngrohej, hajni shfrytëzon rastin – pamjet tregojnë ngjarjen (Video)
Një baba i cili e la makinën e tij të hapur, dhe të ndezur u trondit kur e zbuloi se atë i kishin vjedhur, pasi doli nga shtëpia e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur hajni kishte shfrytëzuar një rast të tillë, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë për gjurmimin e automjetit.
Pamjet fillojnë me babain, Markun - i cili sapo ka adoptuar binjakët - pastron borën nga pjesa e përparme e makinës së tij kështu që ai mund t'i çojë fëmijët e tij në çerdhe.
Ai pastaj shkon në anën e shoferit për të kontrolluar makinën para se të bëjë rrugën e tij deri në shtëpinë e tij.
Por brenda vetëm pak sekondash automjeti është në shënjestër nga hajnat oportunistë - ndërsa një tjetër automjet gjendet pranë makinës.
Një nga hajdutët del nga automjeti, duke kërcyer drejt në makinën e hapur dhe duke u larguar me shpejtësi. /Telegrafi/


