Please enter at least 3 characters.

"E kalova provimin, mund të marr vizë"- Kompany u pyet nëse e di se kush është në stemën e rivalit të Bayern Munich

Bayern Munich do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku si mysafir përballet me kampionët e Qipros, Pafos.

Bavarezët mbërritën një ditë më parë në Qipro dhe trajneri Vincent Kompany doli në konferencë për shtyp para përballjes.

Atje, një gazetar vendas i bëri një pyetje interesante, duke e testuar njohurinë e tij për kundërshtarin: “A e dini kush është në stemën e Pafos?”.

Shumë prisnin që Kompany të ngurronte, por belgu i befasoi të gjithë me përgjigjen e tij: “Mendoj se ishte një hero qipriot, apo jo? E kalova testin. Mund të marr vizë”, tha ai me humor.


Në fakt, stema e klubit Pafos paraqet Evagoras Pallikarides, një poet dhe njëherësh luftëtar i shquar kundër kolonializmit britanik.

Ai lindi vetëm 10 kilometra larg qytetit të Pafosit dhe u ekzekutua me varje në Nikosia në moshën 19-vjeçare. /Telegrafi/