E ardhmja e futbollit kosovar në një foto
Këta tre talent, Hadergjonaj, Tarashaj dhe Ajeti llogaritën si e ardhmja e futbollit kosovar, edhe pse momentalisht janë duke luajtur për Zvicrën U21.
Në një grumbullim që kanë me Përfaqësuesen U21 të Zvicrës, futbollistët kosovarë kanë bërë një foto së bashku për të treguar dashurinë dhe respektin që kanë për njëri tjetrin, transmeton Telegrafi.
Hadergjonaj është pjesë e pa diskutueshme e formacionit të parë të skuadrës së madhe Young Boys Bern ashtu siç është edhe Shani Tarashaj te Grasshopper, ndërsa sulmuesi tjetër i talentuar Albian Ajeti, nuk e ka siguruar ende formacionin bazë për shkak të konkurrencë së madhe, por sa herë që aktivizohet arrin të shënoj gola.
Ka qenë sulmuesi prizrenas i GC, Shani Tarashaj, që ka postuar këtë foto në faqen e tij zyrtare të sapo hapur në rrjetin social Facebook, duke shkruar:
“Me dy vëllëzërit e mij kosovar, Albian Ajetin dhe Florent Hadergjonaj, që luajm te Përfaqësuesja e Zvicrës U21. #SHT30”, shkroi Tarashaj. /Telegrafi/


