E ardhmja e Canës e paqartë, dështon kalimi në Katar
03/08/2015
Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Cana të ardhmen e tij pritet të zgjidhë gjatë këtij muaji.
Ditë më parë është raportuar se Cana ishte pranë kalimit te skuadra nga Katari, El Jaish. Mirëpo, mësohet se transferimi i tij te El Jaishi është komplikuar dhe nuk do të realizohet fare me gjithë dëshirën e trajnerit Sabri Lamouchi.
Sipas mediumeve italiane, oferta e skuadrës nga Katari duket se nuk e ka kënaqur Canën, i cili tashmë ka vendosur për t'u larguar nga Lazio, shkruan sot Koha Ditore.
Mësohet se e ardhmja e Canës mund të jetë në Gjermani apo SHBA. Ai më herët është kërkuar nga Schalke e Borussia Moenchengladbachu derisa në SHBA janë disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij. /koha.net/


