Dybala përdoret si nëntësh fals në miqësoren e fundit të Juventusit
Juventusi e ka përdorur Paulo Dybalan si një 9 fals në miqësoren e tyre të fundit para sezonit kundër Triestina.
Ndeshja ishte një provë e fundit për Bianconerët para nisjes së sezonit të ri në Serie A me ndeshjen ndaj Parmas që do luhet në Stadio Nereo Rocco.
Cristiano Ronaldo nuk ishte i përfshirë fare, pasi ai është ende duke stërvitur veçmas për shkak të problemeve muskulore, ndërsa madje edhe as trajneri Maurizio Sarri nuk ka udhëtuar shkaku i gripit.
Kjo ndeshje u pa si një mundësi e mirë për të provuar Dybalan në një rol qendror të sulmit, duke lënë Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic në bankinë.
Rezultatet rezultuan vendimtare pasi ylli argjentinas shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Zonjës së Vjetër.
Formacioni titullar i Juventusit ndaj Triestas: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Douglas Costa/Telegrafi/


