Please enter at least 3 characters.

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Kushtrimi dhe Aurora 'kapen' duke u puthur në një klub nate

Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një momenti romantik ku u “kapën mat” nga kamerat.

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova janë parë mbrëmë në koncertin e Clevio në Prishtinë, ku, sipas pamjeve të publikuara, nuk munguan as momentet e afërta mes tyre.

Mediumi Prive ka filmuar dyshen teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë një afrim të ri, ose një rikthim të raportit që ka ngjallur kureshtje edhe më herët tek publiku.

Foto: Prive

Sipas raportimeve, Aurora dhe Kushtrimi dukeshin mjaft të afërt gjatë gjithë mbrëmjes, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit në koncert dhe duke shkëmbyer herë pas here gjeste të qarta afrimiteti.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të konfirmuar apo vetëm për një moment të veçantë, mbetet të shihet – por pamjet e fundit kanë mjaftuar që dyshja të kthehet në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/