Please enter at least 3 characters.

Dy epidemiologë dhe dy teknikë nga Qendra për Shëndet Publik - Shkup pozitiv me coronavirus

2020/05/korona-3-583x350-1.jpg

Dy epidemiologë dhe dy punonjës teknik në Qendrën për Shëndet Publik - Shkup janë pozitiv me coronavirus.

Drejtori i QSHP-së, Arben Ziberi në konferencë për shtyp sot bëri të ditur se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, në shërim shtëpiak prej ku i kryejnë obligimet e tyre të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Epidemiologët tanë në shtëpi me telefon bëjnë anketa", tha Ziberi.

Ai tha se të gjithë epidemiologët e tjerë janë testuar dhe janë negativ. Ziberi tha se poashtu janë testuar punonjësit në DAP, ku pozitiv rezultoi drejtoresha Sanja Llukarevska, në Inspektoratin e Punës, ku ka pasur një person me coronavirus si dhe punonjës në disa institucione në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/