Please enter at least 3 characters.

Dy aeroplanë u përplasën në pistën e aeroportit - publikohen pamjet e para të dëmeve në Boston

2024/02/Screenshot_2-27.jpg

Dy aeroplanë JetBlue janë përplasur në pistën e aeroportit Logan në Boston.

Siç raporton Daily Mail, aeroplanët janë përplasur në pistë ndërsa brenda kishte pasagjerë.

Pamjet tregojnë se janë dëmtuar krahët e njërit aeroplan, raporton dailymail.

“Krahu i majtë i JetBlue Flight 777 goditi stabilizuesin e djathtë të JetBlue Flight 551 rreth orës 6:40 të mëngjesit me orën lokale”, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit.

Ngjarja ka ndodhur pasi aeroplanët janë larguar nga porta dhe po përgatiteshin për fluturim.

Ndryshe, aeroplanët u përplasën kur njëri ishte rrugës për në Las Vegas ndërsa tjetri po shkonte drejt Orlandos. /Telegrafi/