Please enter at least 3 characters.

Durmishi: Prioritetet kryesore të institucionit kanë qenë krijimi i vendeve të punës

Besar Durmishi
Besar Durmishi
Besar Durmishi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet e dy viteve të punës së Ministrisë, duke theksuar se prioritetet kryesore të institucionit kanë qenë krijimi i vendeve të punës, përmirësimi i klimës afariste dhe tërheqja e investimeve të reja.

“Ministria e përqendroj punën e saj në pesë prioritete strategjike, ulje të papunësisë, mbështetje të investimeve, zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zbatim të agjendës reformuese dhe digjitalizim të shërbimeve. Një nga përgjegjësit tona më të mëdha në dy vitet e fundit ka qenë mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, punuam në një kohë kur ekonomia botërore ende po e ndjen efektet e krizave globale, ndërprerjen e zingjirëve të furnizimit dhe tensionet gjeopolitike”, tha Durmishi.

Sipas ministrit Durmishi, vetëm gjatë vitit 2025 janë siguruar më shumë se 2,5 miliardë denarë për masat aktive të punësimit, ndërsa për vitin 2026 janë planifikuar 2,41 miliardë denarë të tjerë për mbështetjen e mbi 10 mijë qytetarëve përmes programeve të vetëpunësimit, stazhit, rikualifikimit dhe punësimit të subvencionuar.

“Tash statistike me veti nuk kam për arsye se kom ardhur të japë llogari para mediave, para qytetarëve për punë të cilën e kemi bërë për dy vite dhe normalisht që për çdo institucion domethënë për këto dy vite ka pasur punësime të cilat janë realizuar në bazë të mëritës dhe në bazë të përgatitjes të cilën e kanë pasur kandidatët të cilët kanë aplikuar nëpër ata vende pune”, tha Durmishi.

Durimishi në fund të konferencës theksoi se reformat do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus në rritjen e investimeve, forcimin e kompanive vendore dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.