Please enter at least 3 characters.

Durant me paraqitje fantastike, Rockets triumfojnë në TD Garden

Mbrëmë u zhvilluan pesë ndeshje interesante në kuadër të NBA-së, ku spikat fitorja bindëse e Houston Rockets ndaj Bostonit, ndërsa fitore morën edhe Indiana, Detroit, Sacramento dhe Orlando.

Në “TD Garden”, Bostoni u mposht në fushën e vet nga Houston me rezultatin 128:101.

Lojtarët më të dalluar për Bostonin ishin Schelerman me 17 pikë e pesë kërcime dhe Pritchard me 14 pikë e katër asistime. Brown shtoi 12 pikë me pesë asistime e dy kërcime, ndërsa Minott dhe Walsh realizuan nga dhjetë pikë secili.

Te Houstoni, Kevin Durant udhëhoqi skuadrën me 26 pikë dhe katër kërcime. Amen Thompson kontribuoi me 17 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime, ndërsa Alperen Sengun ishte afër “triple-double”-it me 16 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime. Edhe Eason, Okogie, Sheppard dhe Smith Jr. arritën shifra dyshifrore me nga 12 pikë.



Në një tjetër takim, Detroit Pistons triumfuan ndaj Dallas Mavericks në ndeshjen e zhvilluar në Meksikë me rezultatin 122:110.

Jalen Duren ishte lojtari më i mirë për Detroitin me 33 pikë, dhjetë ribaunde dhe dy asistime, ndërsa te Dallasi u dallua Russell me 31 pikë, shtatë ribaunde dhe tre asistime.

Indiana Pacers siguruan fitore të rëndësishme ndaj Golden State Warriors me rezultatin 114:109. Nesmith udhëhoqi skuadrën vendase me 31 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Stephen Curry ishte më produktivi te Warriors me 24 pikë dhe dy asistime.

Në duelet e tjera, Milwaukee u mund nga Sacramento me rezultat të ngushtë 133:135, ndërsa Orlando dominoi ndaj Washingtonit duke fituar 125:94.

Rezultatet në NBA:

Milwaukee – Sacramento 133:135

- YouTubewww.youtube.com

Charlotte – Minnesota 105:122
Boston – Houston 101:128

- YouTubewww.youtube.com

Detroit – Dallas 122:110
Indiana – Golden State 114:109

- YouTubewww.youtube.com

Washington – Orlando 94:125

- YouTubewww.youtube.com