Dub FX, nesër me eventin më të veçantë të vitit për herë të parë në Shqipëri (Video)
21/09/2017
Nesër, kryeqyteti shqiptar pritet të përjetojë një ndër netët më elektrizuese të këtij viti.
Tirana do të jetë mikpritëse e artistit vizionar që e filloi karrierën në rrugët e Australisë duke krijuar një miksim të tingujve urbanë, soul, Dubstep, Reggae, Jungle dhe i prezantoi bukur në këtë album.
Dub FX, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Stanford, është tërësisht i pavarur, duke performuar vetëm live, duke përhapur famën nëpërmjet fjalës së gojës dhe nëpërmjet rrjetit të brendshëm shoqëror.
Koncerti pritet të fillojë rreth orës 22:00 në sheshin Skënderbej ndërsa do të jenë të pranishëm edhe Dj-ve, Draft, Funky Villainz dhe Erblin Bajko.
Dub FX kujtojmë se është gjithashtu themeluesi i shtëpisë diskografike Convoyunltd. /Telegrafi/


