Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa fotografohet me veshje të çuditshme në Aeroportin "Heathrow" të Londrës

2019/03/Dua-e1552551294970.jpg
187:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: (EDITORIAL USE ONLY) Dua Lipa attends The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo festoi së fundmi publikimin e librit më të ri me receta nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u fotografua së fundmi nga paparacët pasi mbërriti në aeroportin "Heathrow" të Londrës të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Teklegrafi.

Dua u shfaq me një veshje të çuditshme, pasi mbante veshur një palë pantallona të gjelbra të gjëra, dhe një xhup i cili gjithashtu nuk ishte fare në madhësinë e saj.

Ndryshe nga ç'mund të duket si një veshje sportive, Lipa kishte vendosur që të vishte taka ngjyrë rozë, të cilat duket se nuk shkonin fare me atë çfarë kishte veshur lart.

Me gjërat e saj të domosdoshme të paketuara në një çantë që e mbante përgjatë shpatullës së saj, këngëtarja e hitit "Swan Song", Dua, mbajti në të njëjtën kohë celularin e saj në dorë. /Telegrafi/