Please enter at least 3 characters.

Dronët ukrainas godasin fabrikën e kimikateve pranë Moskës

Dronët ukrainas me rreze të gjatë goditën këtë mëngjes fabrikën e kimikateve “Redkino” në rajonin Tver.

Ajo ndodhet në një distancë prej rreth 139 kilometrave në veriperëndim të Moskës.

Fabrika prodhon kimikate të specializuara, përfshirë aditivë për karburant dhe reagjentë për aviacionin, hapësirën ajrore dhe raketat e forcave të armatosura të Rusisë.

Ndërkohë, Rusia ka organizuar sulme anembanë shtetit ukrainas duke synuar infrastrukturën energjetike.

Ministri ukrainas i Energjetikës, Denys Shmyhal deklaroi se forcat ruse kanë synuar nënstacionet me tension të lartë prej 750 kilovolt dhe linjat e transmetimit prej 330 kilovolt, të cilat përbëjnë kornizën kryesore të rrjetit energjetik ukrainas.

Janë goditur gjithashtu edhe objektet prodhuese, përfshirë termocentralet Burshtin dhe Dobrotvir në Ukrainën Perëndimore.

DTEK, kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, raportoi se pajisjet në termocentralet e saj pësuan "dëme të konsiderueshme". Kompania e quajti këtë sulm si të 220-in që nga fillimi i pushtimit të plotë rus. /Telegrafi/