Dr. House në librin e Guinnessit
08/07/2014
Falë rolit të Dr. Gregory House, ai është shpallur aktori më i shikuar në seriale televizive, ndërsa në sezonin e fundit ishte njëherësh aktori më i paguar – me 250.000 funte për episod.
Roli i mjekut ters, por gjenial, i ka sjellë famë botërore dhe çmime të shumta këtij aktori, mes tyre edhe dy Globe të Arta.
Aktualisht, anglezi Hugh Laurie është në turne muzikore me grupin e tij. /Telegrafi/


