Please enter at least 3 characters.

DPHM: Nesër paradite priten reshje bore në Maqedoninë e Veriut

2023/04/te-reshurat-me-bore-ne-muajin-Prill-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-42.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Nesër në orët e paraditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe borë të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore.

Gjatë natës do të fryjë erë mesatare, ndërsa pëgjatë Vardarit e përforcuar veriore me mbi 70 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej -1 deri 11 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti do të jetë stabil dhe i qetë, me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina.