Please enter at least 3 characters.

Dortmundi vuan, por fiton në fund ndaj Dusseldorfit

2020/06/GettyImages-1249385917.jpg
307:"DUESSELDORF, GERMANY - JUNE 13: Erling Haaland of Borussia Dortmund battles for the ball with Andre Hoffmann of Fortuna Dusseldorf during the Bundesliga match between Fortuna Duesseldorf and Borussia Dortmund at Merkur Spiel-Arena on June 13, 2020 in Duesseldorf, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Borussia Dortmundi ka arritur të marrë një fitore mjaftë të vuajtur ndaj Fortuna Dusseldorfit në kuadër të javës së 31-të Bundesliga, me rezultat 1-0

Vendasit zhvilluan një lojë më të kujdesshme në pjesën e parë, duke u përqendruar më shumë në fazën defanzive, në mënyrë që të mos lejonin hapësira mbrapa.

Por, 45 minutëshi i dytë filloi më keq për ta, shkaku që Dortmundi insistonte të kalonte në epërsi.

Fortuna Dusseldorf vs Borussia Dortmund (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 65-të kur Raphale Guerreiro i kaloi mysafirët në epërsi, mirëpo VAR e anuloi atë shkaku i lojës me dorë.

Por, ishte minuta e 95-të, kur Erling Haaland arriti të shënonte golin e epërsisë, duke i dhuruar kështu skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Pas javës së 31-të, Dusseldorfi është në vendin e 16-të me 28 pikë, ndërsa Dortmundi në të dytin me 666 sosh. /Telegrafi/