Please enter at least 3 characters.

Djaloshi nga Texasi mahnit me coverin e këngës "Fund" të reperit Majk (Video)

2017/03/majkkk.jpg

Balada "Fund" e reperit Majk është pëlqyer dhe dëgjuar shumë nga publiku shqiptar.

Por, përveç se në Kosovë duket se kjo këngë ka arritur të godasë edhe në veshin e të huajve jashtë vendit.

Në rrjetin social Instagram, Majk ka publikuar së fundmi një cover të këngës së tij "Fund", të kënduar nga një djalë i ri nga Texasi.

I ulur në piano dhe krejtësisht i lirë, i riu nga Texasi këndonte vërtet bukur secilën notë të këngës "Fund".

Ndërkohë ky i fundit e ka pëlqyer shumë mesa duket coverin e këngës së tij, përderisa ka vendosur ta ndajë me fansat. /Telegrafi/