Please enter at least 3 characters.

Djali sulmoi fizikisht babanë e tij në Pejë, e bën për spital

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 14.07.2026-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij- viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/