Please enter at least 3 characters.

DJ Regard lanson projektin e ri “Signals”, në bashkëpunim me Kwabs

2021/10/collage-2021-10-29T193102.556-scaled.jpg

DJ Regard ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin britanik, Kwabs.

Dy artistët kanë bashkuar forcat për këngën me titullin “Signals” që erdhi i realizuar vetëm në versionin audio.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtarë të YouTube, dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e dyshes.

Ndërkohë, kujtojmë që DJ shqiptar me famë botërore së fundmi është nominuar në American Music Awards 2021 për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”, ku ai konkurron me emra të njohur ndërkombëtarë si: Tiesto, David Guetta, ILLENIUM dhe  Marshmello.

Regard aktualisht është mjaft i angazhuar me performanca në vende të ndryshme të botë, një të tillë ai e mbajti edhe në vendlindjen e tij, Kosovë gjatë sezonit veror. /Telegrafi/