DJ Mim feston 16 vjetorin e karrierës, kjo është surpriza që ka përgatitur me këtë rast (Foto)
Dj i njohur i muzikës elektro, Dj Mim këtë të dielë shënon 16 vjetorin e karrierës së tij, dhe me këtë rast ai ka organizuar një mbrëmje të veçantë e cila do të mbahet në "Rooftop", në Prishtinë.
Pamja nga lart e kryeqytetit do t'i dhurojë një atmosferë mjaft festive dhe të këndshme të pranishmëve nën ritmet e këngëve të zgjedhura me kujdes nga një DJ, i cili e nisi këtë rrugëtim 16 vite më parë, me iniciativën dhe vullnetin e tij personal vetëm për të arritur përpara.
Në një rrëfim të tij së fundmi, Mim tregon se s'i kanë qenë fillimet e karrierës, atëherë kur pak persona kishin besim në talentin e tij:
"Pse me muzikë?" kategorikisht shumica në familje ishin për Jo, këmbëngulja jeme ka qenë Po, por ka pas momente kur edhe unë jam dëshpëru, shkaqe të shumta, por kanë qenë shumë netë që më kanë ndryshuar mendimin që të mos dorëzohem, si përkrahja e disa promoterëve të eventeve të ndryshme, pastaj pronarëve, menaxhmentëve të klubeve, bareve dhe kafiterive dhe mbi të gjitha publiku ata që kanë kërcy me muzikën që kam performu para tyre. Dëgjoni muzikë të mirë(sic)".
Festa do të jetë private, gjersa Mim do të vazhdojë rrugëtimin e tij duke sjellë tendencat më të fundit të muzikës elektro në Kosovë. /Telegrafi/


