Please enter at least 3 characters.

Ditëlindjen në sallë operacioni, De Ligt do të jetë gati për Juventusin pas tre muajsh

2020/07/GettyImages-1219618445.jpg
238:"TURIN, ITALY - JUNE 12: Matthijs de Ligt of Juventus reacts during the Coppa Italia Semi-Final Second Leg match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on June 12, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Matthijs De Ligt ka mbushur 21 vjet, ndërsa ditëlindjen mbrojtësi holandez e kaloi në sallën e operacionit.

Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull, ku kishte një problem që e shqetësoi për pjesën më të madhe të sezonit.

Mbrojtësi holandez mbërriti që mbrëmë në kryeqytetin italian, Romë, i shoqëruar nga e dashura e tij, Annekee Molenaar dhe mjeku Luca Stefanini.

De Ligt do të duhet të ndjekë një protokoll rehabilitimi prej rreth tre muajsh. Kthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në tetor në nëntor.

“Këtë mëngjes Matthijs de Ligt iu nënshtrua operacionit për të stabilizuar shpatullën e tij të djathtë në klinikën UPMC Salvator Mundi në Romë".

"Operacioni i kryer nga Dr Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margheritini, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Luca Stefanini, kaloi me sukses të plotë. Koha e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të Juventusi. /Telegrafi/