Uria e tepruar është një shenjë se trupi ka nevojë për më shumë ushqim, por shpesh është rezultat i një çekuilibri të hormoneve të urisë, i cili mund të ndodhë për një sërë arsyesh, duke përfshirë ushqimin e pamjaftueshëm dhe disa zakone të jetesës.

Nëse jeni shpesh të uritur, mund të jetë e dobishme të vlerësoni dietën dhe stilin e jetës tuaj për të parë nëse ka ndonjë ndryshim që mund të bëni për t’ju ndihmuar të ndiheni më të ngopur.

Më poshtë janë renditur arsyet e mundshme pse shpesh ndihemi të uritur dhe pasi të kuptoni arsyen, mund të gjeni një zgjidhje:

Ju shmangni perimet e gjelbra

Perimet e gjelbra janë të pasura me fibra dhe mungesa e fibrave mund të shkaktojë uri të tepruar. Ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra do të “vrasë” urinë, por edhe ju ndihmon nëse keni probleme me tretjen, sheqerin e ngritur, presionin e gjakut dhe kolesterolin.

Nuk konsumoni mjaftueshëm proteina

Proteinat shpërbëhen më ngadalë dhe për këtë arsye na mbajnë të ngopur më gjatë, prandaj është e rëndësishme t’i hamë ato në sasi të mjaftueshme. Nëse nuk hani mish, nuk keni nevojë të shqetësoheni për marrjen e proteinave, sepse mund ta merrni nga bimë të tilla si fasulet, bizelet, bishtajat, arrat dhe farat.