Please enter at least 3 characters.

"Dikur dhe sot", Rama tregon transformimin e “Lagjes së Artistëve” në Prishtinë

Lagjja e Artistëve” në Prishtinë

Kryetari aktual i Prishtinës dhe njëherësh kandidati i LDK-së për mandatin e ardhshëm, Përparim Rama, ka ndarë një video ku shfaqet ndryshimi i madh i “Lagjes së Artistëve”.

Ai ka rikujtuar se kjo hapësirë, që dikur ishte e mbuluar me pluhur e baltë, sot është shndërruar në një zonë të gjelbëruar dhe të gjallë, me murale që i japin energji dhe identitet.

“Lagjja e Artistëve, dikur dhe sot!”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Sipas tij, ky është vetëm njëri nga projektet e realizuara nga Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të tij, të cilat gjenden të publikuara në platformën Prishtina Work.