Please enter at least 3 characters.

Diell dhe temperatura të larta - apelohet për kujdes ndaj rrezeve ultraviolet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në katër metër për sekondë.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. /Telegrafi/