Diego Simeone me fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës para përballjes ndaj tyre
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka emëruar yllin e Barcelonës për të cilin është duke u shqetësuar më së shumti para përballjes mes tyre këtë vikend. Dy rivalët do të ballafaqohen në Kataloni në një derbi të zjarrtë, pasi që të dy këto ekipe i ndan vetëm një pikë në tabelë.Barcelona gjithashtu po vuan për ta gjetur formën, pasi kanë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në ligë, teksa mysafirët kanë 11 fitore radhazi në të gjitha garat.Cila prej këtyre dy skuadrave që arrin të marrë pikët e plota do të hyjë në vitin 2025 si lidere, andaj për këtë sfidë pritshmëritë janë të mëdha.
Simeone i cili po kërkon fitoren e tij të parë në La Liga ndaj Barcelonës, ka përmendur Raphinhan si lojtarin kryesor të blaugranasve në këtë takim, me Lamine Yamal të lënduar.“Ne po ballafaqohemi me një skuadër që po luan shumë mirë, më pëlqejnë të rinjtë që kanë në mesfushë e të cilët luajnë një futboll shumë të mirë”.


