Please enter at least 3 characters.

Di Caprio: Paraja dhe suksesi nuk të bëjnë të lumtur

2016/01/leonardodicaprio.jpg
166:"This film publicity image released by Warner Bros. Pictures shows Leonardo DiCaprio as Jay Gatsby in a scene from "The Great Gatsby." (AP Photo/Warner Bros. Pictures)
2:"AP

Numëron me dhjetëra filma të sukssesshëm dhe përfitime marramendëse falë tyre, por Leonardo DiCaprio këmbëngul se nuk është paraja dhe suksesi që e bën atë të lumtur.

Në një intervistë për gazetën “Daily Telegraph”, 41 – vjeçari thotë se ndihet me fat që ia ka dalë të realizojë shumë gjëra që ëndërronte kur ishte i ri dhe se ajo që e bën të lumtur është një jetë interesante dhe e përmbushuar.

“Në fund të ditës, qëllimi në jetë nuk është që të bësh sa më shumë para apo sukses sepse nuk të bëjnë të lumtur dhe këtë e besoj vërtetë. E rëndësisshme është që të kesh patur një jetë interesante dhe të kesh kontribuar në një mënyrë ose në tjetrën në botë”, deklaron aktori hollivudian.

Ylli i “The Wolf of Wall Street” është një prej kandidatëve kryesor për çmimin e tretë “Golden Globe” me filmin e tij më të fundit, “The Revenant”.

Ai është nominuar pesë herë për çmim “Oscar”, por nuk ia ka dalë të fitojë asnjë prej tyre. Megjithatë, kritikët besojnë se performanca e DiCaprio në “The Revenant”, më në fund do ta shpërblejë atë me çmimin që meriton