Please enter at least 3 characters.

Dhurata Dora sjell imazhe joshëse nga pushimet, mahnit në veshje të ndryshme

2022/09/collage-2022-09-10T083821.331-scaled.jpg

Këngëtarja Dhurata Dora mbetet ndër emrat më të pëlqyer dhe komentuar në muzikën vendore.

Përveç që është aktive me projekte muzikore, Dhurata është mjaft e pranishme edhe në rrjete sociale ku edhe sjell imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja ka shijuar pushimet pas sezonit të veror ku ishte e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Dhurata është shfaqur mjaft joshëse në imazhe në të cilat ka pozuar me veshje të ndryshme duke theksuar fizikun e saj.

“Lumturia e kohës së verës”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e fotografive teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Në njërin prej fotove ajo shihet e veshur me një fustan saten me ngjyrë bezhë me një hapje te shpina, ndërkohë në një tjetër ajo u pa me një mini-fund rozë dhe këmishë të shkurtër me ngjyrë të bardhë.

Të tjera imazhe shfaqnin Dhuratën në një kostum dypjesësh me ngjyrë të bardhë që e kompletoj me çantë po ashtu të bardhë dhe këpucë me taka të tejdukshme.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Nuk munguan edhe ato nga plazhi, në të cilat krijuesja e hitit “Zemër” shihet e veshur me bikini bardhë e zi.

Ndryshe, kujtojmë që krahas performancave Dhurata solli edhe disa projekte muzikore gjatë sezonit veror, i fundit është bashkëpunimin reperët Azet dhe Zuna “OEO”. /Telegrafi/

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Foto: Dhurata Dora/Instagram