Please enter at least 3 characters.

Dhurata Dora shkëlqen në paraqitjen e radhës e veshur e tëra në të zeza

2022/09/collage-2022-09-27T222058.704-scaled.jpg

Është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe vazhdon të jetë aktive me perfromanca të ndryshme edhe gjatë kësaj periudhe të vitit.

Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila së fundmi ka ndezur atmosferën në festivalin “Easy shqipe” që bëri bashkë disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare.

Këngëtarja e hitit “Gajde” së fundmi ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram me dukjen që u paraqit gjatë performancës së fundit.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Dhurata shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë dhe dekolte të tejdukshme dhe dorëza të gjata që u puna nga dizenjatori shqiptar Valdrin Sahiti.

Për të kompletuar pamjen me stil, Dhurata la flokët e gjata në valëzuara që i bini sipër supeve ndërsa shihet me makijazh të theksuar.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Veshja që ia theksonte format trupore u përshtat edhe me një palë çizme të gjata me ngjyrë të zezë.

Dhurata si çdo herë tjetër plotë shkëlqim dhe e mahnitshme ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave të saj sipër imazheve.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit nga këngëtarja është bashkëpunimi me Azet dhe Zuna “Oeo”, teksa reperja Loredana ka lënë të kuptohet se po vjen në një duet me Dhuratën. /Telegrafi/