Dhjetë stadiumet neutrale ku mund të zhvillohen ndeshjet e mbetura në Ligën Premier
Liga Premier është duke e hartuar një plan 'Projekti i Rikthimit', që do të bënte që ky edicion të përfundonte në fund të muajit korrik.
Mediat në Angli raportojnë se Federata e Futbollit dëshiron që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në vetëm dhjetë stadiume neutrale.
Nga ky plan, Liverpoolit do i mundësohej të shpallej kampion, pasi i duhen vetëm edhe dy fitore, për të marrë në duart titullin pas më shumë se 30 vitesh.
- Amex Stadium (Brighton & Hove Albion)
- St Mary's (Southampton)
- London Stadium (West Ham United)
- Emirates Stadium (Arsenal)
- King Power Stadium (Leicester City)
- Villa Park (Aston Villa)
- Old Trafford (Manchester United)
- Etihad Stadium (Manchester City)
-Wembley Stadium dhe St George's Park, janë opsionet ku do të zhvilloheshin ndeshjet. /Telegrafi/


