Dhjetë fetë misterioze të praktikuara në fshehtësi (Foto)
Besimet e fshehta fetare sfidojnë ato tradicionale. Ato zbehin dallimin ndërmjet përkushtimit dhe herezisë. Shumë prej tyre janë hibride të shumë teologjive.
Këto besime të përziera fetare, kanë një mënyrë interesante të ngacmimit të strukturave të pushtetit, sidomos kur lëvizjet dalin nga shtresat e ulëta apo përmbajnë ide të huaja. Disa prej këtyre besimeve janë bërë edhe më të errëta, duke kufizuar misteret e tyre më të thella një grushti të ngushtë klerikësh drejtues.
“Agjërim” do të thotë mbajtja e sekreteve. Dhe një “pelegrinazh” është një vizitë tek sheikët e tyre. Ibn Batuta, kronikani i shekullit të XIV, vuri në dukje se ata nuk shkojnë në xhami. Presidenti sirian Bashar Al-Asad është anëtar i këtij sekti. Ai është duke punuar për të normalizuar këtë besim në hije. Megjithatë, shumëkush dyshon se rivaliteti shekullor alavito-sunit qëndron në thelbin e konfliktit civil sirian.
Që nga viti 1970, kur u hoq ndalimi i tubimeve publike pa lejen e policisë, njerëzit filluan të identifikohen më shumë me këtë fe. Gjatë viteve të fundit, Krishterimi Ungjillor ka qenë në rritje në Brazil, dhe për të luftuar ndikimin politik të këtyre të krishterëve të rinj, disa krijuan një parti politike Kandomblë:PPLE, Partia për Lirinë e Shprehjes.
Ungjillorët kanë sulmuar faltoret e tyre dhe i etiketojnë ndjekësit si adhurues të djallit. Politika e racës qëndron në thelbin e kauzës. Brazili qe vendi i fundit që anuloi skllavërinë. Gjysma e popullsisë që e konsideron veten zezakë, ka ende shumë pak pushtet politik, dhe Kandomblë është në mënyrë të pagabueshme një fe Afrikane.
Kakure Kirishitan shkriu në një Katolicizmin me Shintoizmin dhe Budizmin. Ata zhdukën të gjitha reliket e jashtme, e maskuan Marinë dhe Jezusin si Budam, dhe i kamufluan lutjet si himne. Megjithatë, ruajnë muzikën origjinale kristiane që u soll nga Evropa. Këto himne latine, u lejojnë dëgjuesve që udhëtojnë në kohë në Spanjën e shekullit XVI.
Nën sundimin osman, ata u përballën me 72 genocide të veçanta. Si Al-Kaida dhe ISIS-i i cilësojnë si të pafe. Jazidët kanë reputacionin e adhuruesve të djallit. Ata nderojnë Melek Tavusin, Engjëlli Pallua, i cili u dëbua nga Parajsa. Ata praktikojnë një grup besimesh:pagëzimin, heqjen e këpucëve në kishë, ndërsa e shohin zjarrin si një manifestim të hyjnores. Ata gjithashtu luten tri herë në ditë, por në drejtim të Diellit dhe jo të Mekës.
Ligji i therrjes dhe konsumit të mishit të kafshëve sipas ligjit hebraik të kasherit, dhe Yjet e Davidit të gdhendur mbi varre, ofrojnë prova të forta. Për vite të tëra, ato janë persekutuar si një sekt i krishterë ekstremist. Megjithatë, testimi i fundit i ADN-së ka ofruar prova domëthënëse. Ndërsa më pak se 1 për qind e jo-hebrenjve posedojnë gjenin Cohanim, shenjuesi u gjet në 38 përqind të atyre që u testuan në Nju Meksiko.
Besohet se një popullsi kripto-hebreje u vendos në këtë zonë kur nisi Inkuizicioni në Meksikë. Këta hebrenj të fshehtë u detyruan të praktikonin fenë e tyre në fshehtësi. Në ndonjë rast kanë mbetur vetëm vetëm praktika tejet sipërfaqësore. Shumë banorë të zonës të rritur si katolike, janë konvertuar zyrtarisht në Judaizëm, duke përqafuar identitetin e tyre të “vërtetë”.
Shekujt e persekutimit dhe shtypjes e nxorrën këtë fe në ilegalitet. Besimi ia detyron mbijetesën traditës së pasur gojore, e cila është ruajtur me fanatizëm nga një brez besimtarësh tek tjetri. Pjesa më e madhe e teologjisë Santeria është e panjohur për besimtarët e thjeshtë, përvveçse klerikëve të saj. Shumë rite, si flijimi i kafshëve, mund të shihen vetëm nga priftërinjtë – apo Santeros.
Qeveria kineze ka vepruar më dorë të hekurt ndaj të krishterëve. Gjatë dy viteve të fundit, janë shkatërruar 1700 kryqe nga kishat vetëm në Provincën e Zhejiangut. Shpesh, ky vandalizëm i sanksionuar nga qeveria, shoqërohet me përleshje të dhunshme të autoriteteve me praktikuesit. Kina ka aktualisht rreth 65 milionë të krishterë, gjysma prej të cilëve adhurojnë në fshehtësi. Së shpejti ajo do të jetë vendi më i madh i krishterë në botë.
Ata mbrojtën bregdetin libanez nga Kryqtarët, dhe pas rebelimeve të shpeshta fituan autonominë nga osmanët. Ata u vendosën në një territor malor për të patur vetëvendosje dhe ruajtur sekretet e besimit të tyre. Vetëm përfaqësues e lartë të klerit, të njohur si “uqqal”, marrin pjesë në shërbimet e tyre fetare, dhe kanë qasje ndaj shkrimeve të tyre të shenjta.
Me mbiemrat lehtësisht të identifikueshëm, ata qenë objekt talljeje nga shumica, u shmangën nga profesionet kryesore, si dhe u ndalohej ndjekja e studimeve në universitet. Shumë pretendojnë se nuk ka pasur martesa ndërmjet katolikëve dhe Kuetave deri në dy brezat e fundit. Por kohët kanë filluar të ndryshojnë. Qeveria e Majorkas ka kërkuar së fundmi ndjesë për masakrën e vitit 1691, kur 37 përfaqësues të Kuetas u dogjën të gjallë para një turme prej 30.000 vetësh. Përveç kësaj, një gjykatë rabinike në Izrael ka vendosur që Kuetat, të cilët mund të vërtetojnë prejardhjen hebreje – shpesh të mbajtur në mënyrë skrupuloze nëpër pemët gjenealogjike familjare – të cilësohen hebrenj pa patur nevojën e një konvertimi formal./bota.al/


