Please enter at least 3 characters.

Dështon për të 16-ën herë seanca konstituive e Kuvendit

Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.

Seanca pritet të vazhdojë ditën e shtunë, rreth orës 10:00.

Ky dështim është pjesë e një ngërçi politik të vazhdueshëm që ka bllokuar formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Vetëvendosje, partia fituese, ka dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kryeparlamentarin, pasi kandidati i saj, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 57 vota, katër më pak se shumica e nevojshme prej 61 votash. /Telegrafi/