Please enter at least 3 characters.

DeRozan me paraqitje fantastike, Kings mposhtin Jazz

Gjatë natës në parketet e NBA u zhvilluan dy ndeshje interesante.

Në duelin mes ekipeve nga fundi i tabelës së Konferencës Perëndimore, Sacramento Kings mposhtën Utah Jazz me rezultatin 116:111.

Veterani DeMar DeRozan zhvilloi një ndeshje fantastike, duke regjistruar paraqitjen e tij më të mirë këtë sezon. 37-vjeçari shënoi 41 pikë, shtoi 11 asistime dhe katër ribaunde.

Ndihmë të madhe pati edhe nga Precious Achiuwa, i cili realizoi një double-double me 20 pikë dhe 11 ribaunde.

- YouTubewww.youtube.com

Te Utah Jazz më i miri ishte Cody Williams me 34 pikë, ndërsa Brice Sensabaugh shtoi 22 pikë.

Kjo ishte vetëm fitorja e 18-të e sezonit për Kings, ndërsa Jazz regjistroi humbjen e 48-të.

Një tjetër përballje shumë emocionuese u zhvillua në Madison Square Garden në New York City, ku New York Knicks mposhtën Golden State Warriors me rezultatin 110:107.

- YouTubewww.youtube.com

Fitorja e ekipit vendas është edhe më e veçantë pasi Knicks arritën të përmbysin një disavantazh prej 21 pikësh.

Jalen Brunson zhvilloi një tjetër ndeshje të shkëlqyer për Knicks, duke e përfunduar takimin me 30 pikë dhe nëntë asistime.

Te Warriors më efikasi ishte Brandin Podziemski me 25 pikë. /Telegrafi/