Please enter at least 3 characters.

Derisa po lidhet me një kalim te Interi, Lukaku thotë se Conte është trajneri më i mirë në botë

2019/06/RomaluLukakumanutd.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Romelu Lukaku of Manchester United reacts during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku ka bërë të ditur se do t'i pëlqente bashkëpunimi me Antonio Conten te Interi dhe madje e ka quajtur italianin "trajneri më i mirë në botë".

Sulmuesi belg është pjesë e Manchester Unitedit në dy sezonet e fundit që prej transferimit nga Evertoni me kërkesë të Jose Mourinhos në verën e vitit 2017.

Megjithatë, ai ka dështuar të bëjë emër në Old Trafford, përkundër se i ka shënuar 42 gola në 96 paraqitje me Djajtë e Kuq.

Unitedi dëshiron ta ristrukturojë skuadrën, ndërsa Lukaku është në mesin e atyre që mund të largohen, teksa Interi ka dalë si opsion për të qenë destinacioni i tij i ardhshëm.

Antonio Conte (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Conte ka shkuar te Interi, për mua ai është trajneri më i mirë në botë", është shprehur Lukaku për Sportmediaset.

"Sa i përket të ardhmes time, unë e kam marrë një vendim që nuk mund ta tregoj publikisht për shkak të respektit për Manchester Unitedin, me të cilin kam akoma kontratë", ka shtuar ai. /Telegrafi/