“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se sot ka pranuar dënimin prej 55 mijë dinarë (rreth 500 euro), nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.
Arifi në një postim në Facebook shkruan se ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj tij si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë "Alternativa për Ndryshim", ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që ka drejtuar deri në shkurt të këtij viti
Lexoni të plotë postimin:Deri kur?55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç'rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë "Alternativa për Ndryshim", ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës "Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica" me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës.Sa më shumë të drejta për serbët në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?./Telegrafi/


