Please enter at least 3 characters.

Departamenti i Shtetit amerikan: Partitë që do ta formojnë qeverinë, të punojnë në mënyrë konstruktive

2016/04/Departamenti-Amerikan-i-shtetit-680x365_c-652x3501.jpg

Departamenti i Shtetit Amerika ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni si hap i parë i rëndësishëm për daljen nga kriza politike. John Kirby ka bërë thirrje deri te partitë politike që do ta formojnë Qeverinë e ardhshme të punojnë në mënyrë konstruktive dhe me opozitën, në zbatimin e reformave të cilët janë domethënëse për integrimin euro-atlantik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

'Urojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor...Vlerësojmë se këto zgjedhje janë hapi i parë i rëndësishëm për Maqedoninë për dalje nga kriza politike. I inkuarojmë partitë që do ta formojnë Qeverinë e ardhshme të punojnë në mënyrë konstruktive edhe me opozitën, në zbatimin e reformave të cilët janë domethënëse për integrimin euro-atlantik'.

Nga Kriby siguruan se do të jenë partner i përhershëm i Maqedonisë. /Telegrafi/