Demolimi i veturave të EULEX-it nuk është gjë simpatike
Koucher ka paralajmëruar “ditë më të ngrohta” për proceset e ngrira në këtë pjesë të Evropës. Si shembull për “shkrirjen” e raporteve, Kouchner ka përmendur marrëveshjen mes Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe shkrirjen e procese të tjera të ngrira në rajon, siç është marrëveshja e tregtisë mes Serbisë e BE-së.
Shefi i diplomacisë franceze po ashtu ka thënë se, mbështet propozimin e kryesuesit të BE-së, ministrit të Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, për mbajtjen e një konference BE-Ballkani Perëndimor, brenda dy muajve të ardhshëm.
“Po, edhe pse deri më tash janë mbajtur një mori të tilla. Është e njohur botërisht se Franca çdoherë ka qenë mbështetëse e hyrjes së të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kouchner.
Ndërkaq i pyetur të komentonte faktin se “shqiptarët e Kosovës shpeshherë nuk tregojnë mbështetje për forcat e EULEX-it”, Kouchner, në një intervistë për gazetën Novosti ka thënë: “Ka ardhur deri të një manifestim i pakëndshëm në Prishtinë, ku janë demoluar veturat e EULEX-it. Dhe kjo, nga njerëzit të cilët i ndihmojmë. Kjo nuk është aspak simpatike”, ka thënë ai. /Telegrafi/


