Please enter at least 3 characters.

Delegohen gjyqtarët e xhiros së tetë në Albi Mall Superligë - Bejtullahu drejton derbin gjilanas

2024/10/461772191_9387742567920041_1543196480874997985_n.jpg
16:"Flori Production

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së tetë që janë në program për t'u zhvilluar.

Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar me short edhe gjyqtarët për pesë ndeshjet që zhvillohen në xhiron e tetë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj përballet me Dukagjinin e Klinës të premten me fillim nga ora 15:00 dhe drejtohet nga Mentor Ajeti.

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit do të drejtohet nga një gjyqtar vendas si Mervan Bejtullahu, i cili do të asistohet nga ndihmësit Besnik Morina dhe Hekuran Osmani.

Në sfidën Prishtina - Feronikeli '74, drejtësinë do ta ndajë Ilir Mehmeti.

Ndërkohë në derbin tjetër mes Llapit dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor është Valon Bajgora, derisa Genc Nuza gjykon në duelin Suhareka - Malisheva. /Telegrafi/