Please enter at least 3 characters.

Dekorohet pas vdekjes me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari” luftëtari Hashim Haliti

2019/12/unnamed-6-6.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, pas vdekjes, Hashim Halitin, një prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Haliti ishte zëvendëskomandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe më vonë edhe Shef i Sektorit për Operacione në Zonën e Drenicës.

“Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare”, tha Thaçi.