Please enter at least 3 characters.

Decic fiton bindshëm ndaj Sileksit në debutimin evropian në shtëpi

Deçiqi ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, duke mposhtur skuadrën maqedonase Sileks me rezultat 2-0.

Takimi u zhvillua në stadiumin në Tuz, ku për herë të parë Deçiq zhvilloi një ndeshje ndërkombëtare në terrenin e vet.

Andrej Bajović hapi serinë e golave në minutën e 39-të, ndërsa në pjesën e dytë, Ibrahima Ndiaye vulosi fitoren me golin e dytë.

Në këtë sfidë regjistruan debutimin me Deçiqin edhe dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Trimor Selimi dhe Arlind Maloku, të dy u futën në pjesën e dytë, duke e kompletuar një mbrëmje të suksesshme për ekipin nga Mali i Zi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Maqedoninë e Veriut, ku Deçiq do të kërkojë të konfirmojë kalimin në fazën e radhës. /Telegrafi/